Presidenti Duka, perballe studenteve


28 Janar, 2016 in Blog.



Armand Duka, President i Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte sot paradite i ftuari i nderit ne korpusin universitar “Marin Barleti”. Kreu i FSHF i prezantuar nga Rektori i Universitetit Marenglen Spiro foli ne nje auditor te zgjedhur studentesh, duke treguar perpjekjet e tij, si Armand dhe institucionit qe drejton. Ai beri nje rezyme rreth arritjeve ne biznesin personal.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka theksoi se sporti ka për qëllim përcuarjen e vlerave të shëndosha për të gjithë të rinjtë, duke nënvizuar se fitorja në vetvete nuk duhet të jetë objektivi kryesor dhe çdo disiplinë sportive duhet parë si një lojë. Ecuria fantastike e Kombëtares Shqiptare dhe e Skënderbeut në Kupat e Europës ishin në fokusin e kreut të Federates që analizoi arritjet historike të futbollit shqiptar në vitin 2015. “Asgje nuk vjen rastësisht, asgjë nuk bëhet në një minutë. Në sport dhe në art pjesa e spektaklit është e vogël por koha e përgatitjes së këtij spektakli është e madhe. Skënderbeu është një shëmbull i mirë por nuk është shembull i mirë i organizimit të një klubi futbolli pasi klubi duhet ta sigurojë të ardhmen e tij nga lojtarët që vijnë nga vetë klubi dhe jo nga biznesi”.
Për kreun e FSHF roli i trajnereve te huaj eshte i rendesishem:
“Ne kemi kohë që kemi trajnerë të huaj. Roli i trajnerit është shumë i rëndësishëm por kjo nuk do të thotë që nuk kemi besim te trajnerët shqiptarë por duam të bëjmë diçka më shumë dhe për të arritur rezultate të larta ai që ka kaluar në atë rrugë e ka më të lehtë për ta arritur këtë. Të gjithë trajerët e huaj që kemi pasur në Kombëtare kanë pasur histori suksesi”.
Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 për Dukën është një sukses historik sepse u arrit për herë të parë. Por kreu i federatës beson se pa presion mbi supe, skuadra Kombëtare mund të shkojë edhe më larg.
“Unë dhe të gjithë ne dëshirojmë ta shikojmë këtë arritje. Ekipi nuk duhet të ketë presion, por jam shumë i sigurtë që duke luajtur me dëshirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur diçka. Po bëjmë përpjekjet maksimale që çdo gjë të jetë në shërbim të ekipit”.
Në fund të leksionit përpara studentëve të universitetit “Marin Barleti” Duka theksoi se institucioni që drejton duhet të nxisë politika që klubet, bashkitë apo pushteti qëndror të investojnë në hapësirat sportive edhe pse që pas vitit 2000 është vetëm federata që ka investuar në ndërtimin e
Në fund të leksionit përpara studentëve të universitetit “Marin Barleti” presidenti Duka theksoi se institucioni që drejton duhet të nxisë politika që klubet, bashkitë apo pushteti qëndror të investojnë në hapësirat sportive. Edhe pse, që pas vitit 2000 është vetëm federata e futbollit qe i kuron ambiententet sportive”, perfundoi ai.
Presidenti i FSHF, u percoll me duartrokitje nga te pranishmit pas perfundimit te aktivitetit.